Studentët lirohen nga pagesa e semestrit veror

E publikuar: 12/02/2021 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
universiteti-i-prishtines-2014

Studentët e nivelit bachelor dhe master të institucioneve arsimore publike, përfshirë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi janë liruar nga pagesa e semestrit veror.

Kështu ka marrë vendim qeveria në detyrë e Kosovës, për të cilin vendim ka njoftuar ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami.

“Kemi liruar nga pagesa e semestrit veror studentët e nivelit bachelor dhe master të institucioneve të larta arsimore publike, përfshirë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi”, ka shkruar Bajrami.