Stevo Pendarovski inaugurohet president i Maqedonisë së Veriut

12.05.2019 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Stevo Pendarovski inaugurohet president i Maqedonisë së Veriut

Në Kuvendin e Maqedonisë, të dielën, është bërë inaugurimi i presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, fitues i zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 5 maj.

Pendarovski është betuar para deputetëve dhe përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore e fetare, se gjatë mandatit pesëvjeçar do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, dhe se do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë së Veriut.

Në seancën solmne kanë marrë pjesë edhe presidentë e përfaqësues të lartë të më shumë shteteve, si presidentët e Shqipërisë e Kosovës, Ilir Meta e Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Malit të Zi si dhe zyrtarë tjerë të jashtëm.

“Publikisht e them dhe obligohem se do të jem president i të gjithëve, edhe i atyre që votuan për mua, edhe i atyre që votuan për ndonjërin nga kundër kandidatët e mi, por edhe i atyre që për çfarëdo arsyeje nuk dolën të votojnë. Në sferën politike, punën e parë që do ta bëjë, e për të cilën shpesh herë kam folur gjatë dy muajve të kaluar, është shtrirja e dorës opozitës për bashkëpunim. E ndjej se përgjegjësia ime e parë si president që isha propozuar nga partitë në pushtet është që të mbroj të drejtat dhe statusin e pakicës, pasi demokracia ekziston vetëm kur të gjithë të jenë të barabartë nga veprimet e pushtetit”, ka deklaruar Pendarovski, duke theksuar edhe përkushtimin e tij për ruajtjen dhe zhvillimin e raporteve ndëretnike në shtet.

“Raportet ndëretnike dhe baraspesha mes të gjitha mes të gjitha etniteteve gjithmonë ka qenë fryt stabilitetit dhe sigurisë tonë të brendshme. Problemi më i madh ka qenë dhe mbetet sjellja e partive më të mëdha politike, të cilat shpeshherë pozicionin e tyre ndaj raporteve ndëretnike e kanë shprehur varësisht nëse janë në pushtet apo opozitë, andaj edhe për çdo veprim apo sjellje do të kërkoj përgjegjësi politike”, është shprehur kreu i ri i shtetit, duke u ndalur më parë në procesin e integrimit euroatlantik, si prioritet kryesor i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, për të ardhmen dhe zhvillimin e vendit.

*Video: Pendarovski: Do të jem president i të gjithëve

“Raportet e shkëlqyera me të gjitha pesë shtetet fqinje dhe bashkëpunimi i frytshëm rajonal janë parakusht themelor për zhvillimin e një shteti me pozitë specifike gjeografike. Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë janë shembuj pozitiv dhe paraqesin guxim politik për lënien anash të stereotipeve politike dhe ruajtjen e interesave nacionale dhe në të njëjtën kohë të promovohen interesat strategjike të shtetit”, ka deklaruar Pendarovski.

Ai në fjalimin e tij ka theksuar nevojën për ngritjen e ekonomisë së vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krijimin e kushteve për parandalimit e ikjes së të rinjve nga vendit, pa të cilët siç tha shteti nuk mund të ketë të ardhme.

Në postin e presidentit, Stevo Pendarovski zëvendëson kreun e deritanishëm Gjorge Ivanov, i cili për dy mandate ishte president i Maqedonisë së Veriut. Pendarovski në zgjedhjet presidenciale fitoi kandidaten e opozitës, Gordana Siljanovska-Davkova.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Gjykata merr vendim për Burdushin

Gjykata merr vendim për Burdushin

Reformat në drejtësi, të domosdoshme për datën e bisedimeve me BE-në

Reformat në drejtësi, të domosdoshme për datën e bisedimeve me BE-në

Haradinaj: Ndërkombëtarët bënin presion për taksën si Serbia

Haradinaj: Ndërkombëtarët bënin presion për taksën si Serbia

Hoti ngushëllon familjarët e të aksidentuarve në Rahovec, kërkon nga komuna të shpall një ditë zie

Hoti ngushëllon familjarët e të aksidentuarve në Rahovec, kërkon nga komuna të shpall një ditë zie

Betejë diplomatike për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Betejë diplomatike për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Kolona të gjata në Merdare, katër orë pritje

Kolona të gjata në Merdare, katër orë pritje

Kadetët e FSK-së përfunduan me sukses ushtrimin ndërkombëtar „ Kampi Veror2019“ në Krivollak të Maqedonisë së Veriut

Kadetët e FSK-së përfunduan me sukses ushtrimin ndërkombëtar „ Kampi Veror2019“ në Krivollak të Maqedonisë së Veriut

Kosnett reagon për dorëheqjen e Haradinajt: Do t’ju vëzhgojmë si do të zgjidhet situata

Kosnett reagon për dorëheqjen e Haradinajt: Do t’ju vëzhgojmë si do të zgjidhet situata

Hoxhaj: Nuk duhet të marrim vendime, pasi e dërgojmë veten në Gjykatën Kushtetuese

Hoxhaj: Nuk duhet të marrim vendime, pasi e dërgojmë veten në Gjykatën Kushtetuese

Hahn në Beograd: Dialogu Kosovë-Serbi, bërthamë e përparimit

Hahn në Beograd: Dialogu Kosovë-Serbi, bërthamë e përparimit

Paqartësi në mbledhje të Qeverisë, diskutohet se si mund të ndahen mjete për KQZ-në, kur Qeveria është në dorëheqje

Paqartësi në mbledhje të Qeverisë, diskutohet se si mund të ndahen mjete për KQZ-në, kur Qeveria është në dorëheqje

Arrestohen dy të dyshuar në Vushtrri për sulm ndaj personit zyrtar

Arrestohen dy të dyshuar në Vushtrri për sulm ndaj personit zyrtar

Haradinaj drejton mbledhjen e Qeverisë nga e cila dha dorëheqje

Haradinaj drejton mbledhjen e Qeverisë nga e cila dha dorëheqje

Një muaj paraburgim për tre të rinjtë që u ndaluan me narkotikë dhe revole pa leje

Një muaj paraburgim për tre të rinjtë që u ndaluan me narkotikë dhe revole pa leje

Zaev: Në rastin e Tomor Morinës do të respektohet ligji

Zaev: Në rastin e Tomor Morinës do të respektohet ligji

Haradinaj në takim lamtumirës me ambasadorin Chabert: Kosova e konsideron Francën aleat të saj

Haradinaj në takim lamtumirës me ambasadorin Chabert: Kosova e konsideron Francën aleat të saj