Steven Nzonzi arrin në Romë, pas testeve mjekësore pritet nënshkrimi i tij

E publikuar: 14/08/2018 19:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Steven Nzonzi, ka arritur në kryeqytetin italian ku i ka kryer vizitat mjekësore dhe pritet të nënshkruajë me Romën.

Mesfushori francez Steven Nzonzi është praktikisht një lojtar i ri i Romës. Mesfushori ka zbarkuar në kryeqytet.

Ai erdhi me në ora 14:10 në aeroportin Ciampino, ku fluturoi nga Sevilla me një aeroplan privat.

Në dalje nga aeroporti ai u përshëndet nga tifozët romak, të cilët kishin nxituan ta mirëprisnin.

Lojtari tani po i kryen testet mjekësore, ku pastaj do të nënshkruajë kontratën me klubin Gialloross.

Dje u arrit marrëveshja me Sevillan, ku lojtari do të kushtojë 35 milionë euro që ishte edhe klauzola e tij.

Lojtari do të nënshkruajë një kontratë katër-vjeçare me 3 milionë euro për sezon plus bonuset, që arrihet lehtësisht në 3.5 milionë euro.

Lojtari është shpallur kampion bote me Francën para disa ditësh. /Telegrafi/