Sterling e Sane “thyejne” Arsenalin

E publikuar: 18/12/2016 20:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City rikthehet të gjejë ritmin e duhur në Premier League duke mundur në një sfidë direkte Arsenalin, që epërsinë e pjesës së parë nuk arriti ta ruajë duke u mundur 2-1. Një fitore me përmbysje për formacionin e Guardiolës, që e gjen veten tashmë I vetëm në vendin e dytë në ndjekje të Chelsea-t të rkordeve. Ky ishte suksesi I dytë radhazi për formacionin e Guardiolës në një ndeshje që nuk nisi aspak mirë, pas golit të Theo Walcott që në minutën e 5-të.

Ashtu sic na ka mësuar në këtë sezon, topcinjtë në pjesën e parë vazhduan të ruanin pathyeshmërinë e tyre duke treguar se 45 minutat e para I kanë gjithmonë shumë të mira, problem është se ndeshja luhet 90 minuta dhe në fraksionin e dytë formacioni I Ëenger ja fali sfidën Cityt, që pati meritën që gjeti një gol të shpejtë me Sane.

Nga ky moment Arsenali u tërhoq në mbrojtje të rezultatit, me lojën që ishte shumë kontroll topi nga City deri në castin kur Sterling krijoi vetë golin e fitores.

Dhe pse deri në fund duheshin dhe 18 minuta, Arsenali nuk bëri asgjë për të kërkuar barazimin madje vuajti City-n që goditi dhe shtyllën me De Bruyne. U mbyll 2-1 për City-n që mori fitoren e dytë radhazi duke u ngjitur kështu në vendin e dytë në renditje, ndërsa topcinjtë zbritën te vendi I katërt I përhershëm.