Statistikat: Muriqi më i mirë se Harry Kane

E publikuar: 10/09/2019 20:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy sulmuesit kryesorë Harry Kane dhe Vedat Muriqi do të jenë në qendër të vëmendjes në përballjen Angli – Kosovë, e cila fillon në orën 20:45.

I pari vesh fanellën e ‘Tre Luanëve’, kurse i dyti të ‘Dardanëve’.

Derisa sulmuesi i Tottenham shkëlqen sezon pas sezoni, Muriqi ka qenë në super formë në sezonet e fundit, duke e vazhduar edhe me ekipin e ri Fenerbahce, shkruan lajmi.net.

Faqja e njohur për statistika ‘’WhoScored’’ ka bërë një krahasim mes dy sulmuesve Kane dhe Muriqi.

Ylli i Fenerbahce në 37 ndeshjet e fundit ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 8 asiste, kundrejt 20 golave dhe 4 asisteve të Kante në 32 ndeshjet e fundit.

Por, Kane ka pasur 3.7 goditje për ndeshje, krahasuar me Muriqin që ka pasur vetëm 2.3 goditje për ndeshje.

Muriqi, po ashtu, ka një përqindje më të lartë të konvertimit të rasteve në gola, 22.6%, ndërsa Kane vetëm 17.4%.

Derisa Kane ka pasur më shumë driblime për ndeshje – 1.4 krahasuar me 0.6 të kosovarit.

Si rrjedhojë, Muriqi ka rangim të përgjithshëm më të mirë 7.43, se Kane që e ka 7.34, sipas Whoscored.