Sport – Celsi – Mourinho: Këtë vit do të fitojmë Premierligën

E publikuar: 14/03/2015 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri Jose Mourinho, pas zhgenjimit te tifozeve per eliminimin nga Liga e Kampionëve, u ka premtuar tifozëve të ekipit londinez se këtë edicion do ta fitojnë titullin në Premierligë.
Aktualisht Celsi është ne krye te Premierligës me 63 pikë dhe një ndeshje më pak per të zhvilluar. Ndersa rivali tjetër për titull, Manchester City, eshte në vendin e dytë me 58 pikë.
“Unë mendoj se përgjigja jonë do të jetë e mirë. Unë me të vërtetë besoj se ne do të fitojmë”, ka deklaruar tekniku portugez.
“Ajo që mund të bëjmë tani për veten tonë dhe të klubit tonë është të fitojmë Premierligën. Situata jonë është e mirë. Të gjithë do të dëshironin të ishin në pozitë tonë”, ka theksuar Mourinho. /a.ke/