Spekulimet e fundit rreth futbollit

E publikuar: 10/10/2020 20:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dita e sotme vazhdon ende me spekulime të shumta rreth lojtarëve të ndryshëm që do të ndryshojnë ambient dhe liga. Disa nga spekulimet më interesante vijojnë në vazhdim.

Sipas “Manchester Evening News” Manchester City është në pozitë të favorshme për të nënshkruar me yllin e Barcelonës, Lionel Messi. 33 vjeçari ishte afër largimit nga Barcelona këtë edicion por që në fund vendosi të qëndroj në radhët e “Blaugranëve”.

Sulmuesit e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho dhe Erling Haaland janë nën radarin e teknikut të Manchester United, Solskjaer raporton “ESPN”. Këtë merkato që u mbyll dëshira më e madhe e Solskjaer ishte transferimi i Sanchos i cili nuk ndodhi për shkak të klauzolës shumë të lartë që e kërkonte Dortmundi.

“AS-Spanish” raporton se Real Madridi nuk e kanë synim nënshkrimin e Paul Pogba, një ditë pasi që Pogba dha deklaratë për media ku tha që një ditë ëndërron të luaj për “Galaktikët”.

Manchester City janë shumë afër të arrijnë marrëveshje me mesfushorin e tyre, Kevin de Bruyne për nënshkrimin e një kontratë të re që do e mbante 29 vjeçarin edhe për dy vite tek City ku do përfitoj rreth 300,000 në javë, përcjell “The Sun”.

Ylli i ri i Tottenham, Gareth Bale pritet ta bëj debutimin e tij në ndeshjen ndaj West Ham. 31 vjeçari kaloi nga radhët e Real Madridit tek Tottenham këtë verë dhe ende nuk ka luajtur për skuadrën nga Londra pasi që ka qenë i lënduar raporton “The Telegraph”.