Souza bashkë me Gashin në Serie A te kjo skuadër?

E publikuar: 12/04/2015 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkëlzen Gashi padiskutim që është futbollisti më deciziv në Zvicër për këtë sezon, me plot 24 gola të shënuar mes kampionatit dhe Kupave.

Gashi po kërkohet nga shumë skuadra dhe, madje, Baseli do të detyrohet që të negociojë për kartonin. Skuadra nga Bundesliga dhe Premier League janë hedhur në sulm për ta siguruar, por ende asgjë deri tani, përveç se sondazhe. Trajneri i Baselit, Paulo Souza, është në fokusin e Sampdorias, për të zëvendësuar Sinisha Mihajloviçin, që do të largohet në fund të edicionit.

Nëse Souza kalon në Gjenova, pra tek Sampdoria, një nga kërkesat që mund të bëjë, përveç ndryshimit të skemës në një 4-2-3-1 është edhe një transferim i Gashit, si dhuratë nga Ferrero. Gashi do të ishte ideali për të zëvendësuar pozicionin që aktualisht mbahet nga Eto’o dhe dikur nga Gabiadini./indeksonline/