Sot përfundon afati, Puigdemont duhet të tregojë a e ka shpallur apo jo pavarësinë e Katalonjës

E publikuar: 16/10/2017 08:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëheqësi i rajonit spanjoll të Katalonjës është vetëm disa orë larg nga një afat i caktuar nga qeveria qendrore për të sqaruar nëse ai ka shpallur pavarësinë.

Nëse ai konfirmon se ka, ai do të ketë deri të enjten të tërheqë deklaratën ose Katalonia, e cila ka autonomi të konsiderueshme, përballet me perspektivën e sundimit të drejtpërdrejtë nga Madridi.

Afati i dhënë për Carles Puigdemont përfundon në orën 10:00 të kohës lokale.

Nuk është ende e qartë se çfarë do të thotë ai.