Sot dalin rezultatet e 100 të testuarve për koronavirus në Prishtinë

E publikuar: 16/06/2020 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Komunën e Prishtinës sot janë testuar 100 të dyshuar me koronavirus. Rezultatet e tyre priten të dalin sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi.

Gashi po ashtu ka shtuar se rastet e konfirmuara dje, janë raste kontakti.

“Në bazë të informacioneve që i kemi marrë nga qytetarët që kanë dalë pozitiv dje, të gjitha janë raste kontakti. Ndërsa sot janë marrë 100 mostra”, ka thënë Gashi.

Komuna e Prishtinës ka regjistruar dje edhe 46 raste të reja me koronavirus./GS/