Sony ka ndërtuar një ekran të çmendur 16K

E publikuar: 10/04/2019 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekrani më i madh i llojit të tij prej 16K do të prezantohet në një shfaqje në Japoni. Prodhuar nga Sony ka 16 herë më shumë pikselë sesa një televizor 4K dhe 64 herë më shumë sesa një rezolucion standard 1080p që do të thotë se mund të tregojë imazhet më në detaje se asnjëherë më parë.

E thënë ndryshme një person mund të qëndrojë shumë afër ekranit dhe të mos i humbasë cilësia e imazheve.

Një ekspert tha se do të duhen dekada përpara se ekranet 16K do të mbërrijnë tek produktet konsumatore.

Ekrani ka përmasa 19.2m gjerësi dhe 5.4m lartësi dhe është instaluar në një qendër hulumtimi ndërtuar për grupin Japonez të kozmetikës Shiseido.

Është aq i madh saqë zë dy kate lartësi. Nuk është hera e parë që Sony ka ndërtuar një ekran 16K por ai që paraqiti në aeroportin Haneda të Tokios përbëhej nga dhjetëra ekrane të vogla.

Edhe ekrani i ri përbëhet nga disa panelë por duke qenë se nuk kanë skaje mund të kombinohen për të formuar një ekran të kësaj madhësie.

Sony e quan teknologjinë Crystal LED. Samsung gjithashtu ka eksperimentuar me formatin. Duke qenë se ekzistojnë shumë pak përmbajtje 16K, Sony ka krijuar një film ku paraqitet jeta e egër e kafshëve. /PCWorld Albanian