Solskjaer e ka marr vesh që Pochettino ka me qënë trajner i ardhshëm i Manchester United, shkruan The Sun

E publikuar: 09/01/2020 00:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mauricio Pochettino është duke pritur që të marr drejtimin e Manchester United dhe këtë e di edhe  Ole Gunnar Solskjaer,

Sipas The Sun, drejtuesi Ed Woodward e di këtë gjë, edhe pse nuk e ka folur në media, ndërsa me shumë gjasë e di edhe Ole Gunnar Solskjaer.

Argjentinasi ka qenë trajneri i zgjedhur nga Woodward edhe për ta zëvendësuar Jose Mourinho në dhjetor të vitit 2018.

Ai po ashtu mund ta marr edhe bekimin e Sir Alex Ferguson, për ta kthyer klubin në kohën e lavdishme.

Klubi ka dështuar të rikthehet në garë për trofe në vitet e fundit, ku edhe trajner i Jose Mourinho dhe Van Gaal, nuk arritën ta bëjnë këtë gjë.

Pochettino shihet si trajner që do ta kthente respektin dhe dedikimin e lojtarëve, gjë që nuk ka ndodhur nën menaxhimin e Solskjaer.