Solari për Iscon: Lojtarët duhen të japin maksimumin për ta merituar formacionin startues

E publikuar: 05/12/2018 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Santiago Solari ka mbajtur një konferencë për shtyp para takimit të Copa del Rey.

Real Madridi do të mirëpres para shikuesve të vetë në Santiago Bernabeu skuadrën e Melillas.

Trajneri argjentinas ka folur edhe rastit të Isos, i cili ka shprehur pakënaqësinë me minutazhin e pakët që ka në dispozicion nën drejtimin e tij.

“Kemi 24 lojtarë në skuadër plus ata që luajnë në Castilla. Të gjithë po punojnë me entuziazëm dhe përkushtim. Të enjten do të kemi shumë futbollistë, ne duam të shohim disa lojtarë në fushë”.

“Unë i menaxhoj rrjetet shoqërore dhe nuk e pashë foton e Iscos. Nëse vëreni që një lojtar nuk luan, gjithmonë fokusi juaj do të jetë në atë pse nuk po luan”.

“Lojtarët duhet të japin më të mirën për të qenë në gjendje të jenë në dispozicion. Gjithçka që ekziston, puna e trajnerëve është të zgjedhin më të mirin dhe të mos bëjnë gabime”, tha strategu që morri drejtimin e ekipit pas shkarkimit të Julien Lopeteguit.

Ndryshe, Isco thuhet se dëshiron të largohet prej Los Blancos gjatë afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/