Sokoli: Belgjika ka bankën rezervë më të fortë në Botëror

E publikuar: 24/06/2018 03:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bylbyl Sokoli ka qenë njëri prej mysafirëve në emisionin Dueli Botërorit që transmetohet çdo ditë në RTV Dukagjini nga ora 22:30.

Së bashku me të ftuarit e tjerë, trajneri i njohur i ka komentuar ndeshjet që u zhvilluan të shtunën, në kuadër të fazës grupore të Kampionatit Botëror.

Bylbyl Sokoli (Foto: YouTube/Dukagjini)

Një takim që la mbresa, ishte ai ndërmjet Belgjikës dhe Tunizisë, në të cilin u shënuan më së shumti gola deri më tani në turneun që po zhvillohet në Rusi, kombëtarja evropiane fitoi me rezultat 5-2.

Sipas analistit të futbollit në emisionin Dueli Botërorit, pos formacionit bazë, belgët mund të krenohen edhe me lojtarët e tyre rezervë që janë shumë të fortë.

“Banka (rezervë) e Belgjikës është më e forta në këtë Kampionat. Nuk ka bankë më të fortë”, është shprehur Sokoli.

Ai ka thënë se në këtë Botëror, lojtarët belgë po funksionojnë shumë më mirë si grup, prandaj nuk mungojnë sukseset.

Belgjika i ka regjistruar dy fitore bindëse në dy ndeshjet e para në kuadër të Grupit G (3-0 kundër Panamasë dhe 5-2 kundër Tunizisë). /Telegrafi/