Softueri i ri i Facebook fshin 8.7 milion imazhe të lakuriqësisë së fëmijëve

E publikuar: 27/10/2018 10:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook tha se ka fshirë 8.7 milion imazhe të lakuriqësisë së fëmijëve në tre muaj.


Rrjeti social bëri të ditur se ka zhvilluar një softuer të ri të inteligjencës artificiale i cili automatikisht identifikon imazhet dhe fotot e lakuriqësisë.

Sipas kompanisë ky softuer i ri është vënë në funksion vitin e kaluar.


Nga 8.7 milion imazhe, 99% janë fshirë përpara se një përdorues i Facebook ti raportonte.

Kompania shpreson që këtë sistem ta implementojë edhe në Instagram.

Një sistem tjetër më vete identifikon pornografinë e fëmijëve. Edhe pse nuk janë raportuar të dhëna, thuhet se Facebook ka hequr 21 milion postime dhe komente lidhur me këto aktivitete.

Përpara se të vihej në funksion ky softuer, Facebook është bazuar tek filtrat. /PCWorld Albanian