Slloveni humb 390 mijë Euro në Aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla”

E publikuar: 01/06/2015 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shërbimi i Doganave të Serbisë ka parandaluar vjedhjen e 390 mijë Eurove në Aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla”.

Një slloven, me inicialet Z.D shkoi në Aeroportin e Beogradit për të njoftuar autoritetet se çanta e tij e mbushur me kesh, që kishte brenda banknota kryesisht prej 50 dhe 20 Eurove, ishte zhdukur.

I pyetur nga zyrtarë doganor nëse ai kishte diçka për të deklaruar, ai kishte thënë se kishte vetëm gjëra personale, por më vonë e pranoi se në çantë ishte një shumë e madhe parash, transmeton Indeksonline.

Më pas çanta e tij u gjet përmes një fotografie me rrezet X, që kishte humbur më 30 maj.

Slloveni ka thënë se kishte fituar llotari në Slloveni 10 vite më parë, dhe paratë nuk i kishte raportuar sepse frikësohej se valigjja e tij nuk do të gjendej.

Ai i ka marrë prapa vetëm 10 mijë Euro, që lejohet edhe me ligjin serb për t’u sjellur në territorin e saj, ndërsa pjesa tjetër e parave është konfiskuar përderisa gjykata të marrë një vendim. /Indeksonline/