Skype inetgron në platformë TripAdvisor dhe StubHub

E publikuar: 21/03/2018 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skype ka krijuar një bashkëpunim me TripAdviser në mënyrë që të dërgohen plane udhëtimi dhe këshilla direkt nga aplikacioni pa dalë jashtë tij. Në të njëjtën kohë ka integruar edhe StubHub që është një platformë për bileta eventesh sportive dhe koncertesh ku është e mundur shpërndarja e eventeve të ndryshme. Këto ndryshime u leverdisin të gjithë atyre përdoruesve që përdorin Skype për të komunikuar me miqtë dhe familjen.

Për të aktivizuar këto opsione, mjafton të klikohet tek butoni “plus” dhe të shtohen TripAdvisor apo StubHub në listën e të preferuarve. Në këtë mënyrë mund të kërkohen hotele, ristorante dhe destinacione të ndryshme duke i shpërndarë ato edhe me miqtë. E njëjta gjë ndodh edhe me StubHub ku mund të kërkohen lehtësisht ndeshje sportive dhe koncerte dhe të diskutohen mes miqve.

Këto lehtësira Brenda aplikacionit, vijnë me ndryshimet që Skype bëri verën e kaluar duke i dhënë më shumë mundësi dhe lehtësira përdoruesve. Këto opsione të reja janë të disponueshme për Mac dhe Windows 10, gjithashtu edhe në versionet e fundit të iOS dhe Android. /PCWorld Albanian