Skriniar: Kane kërcënimi më i madh, mezi pres të luajë në Ligën e Kampionëve

E publikuar: 17/09/2018 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, mendon se Harry Kane është kërcënimi më të madh ndaj Tottenham Hotspur, ndërsa ka shtuar se mezi pret të luajë në Ligën e Kampioënve.

Nerazzurrët bëjnë rikthimin e tyre të shumëpritur në Ligën e Kampionëve nesër (e martë) mbrëma, duke u përballur në skuadrën nga Liga Premier në Giuseppe Meazza nga ora 18:55.

“Kam luajtur kundër tij [Kane] në ekipin kombëtar dhe kam i humbur”, ka thënë fillimisht Skriniar në konferencën për shtyp të para ndeshjes.

“Kam shikuar disa video të tij, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe e pamë edhe në Kupën e Botës. Duhet të jemi të gatshëm për të, por edhe për lojtarët e tjerë”.

“Lojtari më i rrezikshëm? Si mbrojtës, do të thosha Kane. Ai është dikush që edhe nëse nuk e shihni atë për 20 minuta, ai mund të shënojë me shansin e tij të parë”.

Skriniar nuk ka luajtur kurrë më parë në këtë garë dhe mezi pret të shijojë futbollin e Ligës së Kampionëve.

“Nuk kam luajtur kurrë në Ligën e Kampionëve dhe mezi pres të luajë. Mendoj se mund të shkojë mirë për ne”.

“Nuk dua të them se është një ndeshje vendimtare, por nëse bëjmë mirë, mund të vendosim çdo gjë në rregull. Pra, sigurisht kjo është një ndeshje e rëndësishme”.

“Kur luani në Ligën e Kampionëve doni të luani ndaj këtyre lloj skuadrash. Mund të bëjmë mirë”, përfundoi mbrojtësi sllovak. /Telegrafi/