Situata e Fabinhos nuk është e komplikuar – këmbëngul Klopp

E publikuar: 26/09/2018 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jurgen Klopp thotë se Fabiho ka nevojë ende për t’u përshtatur me stilin e lojës të Liverpoolit.

Fabinho hyri si zëvëndësues ndaj Parisit javën e kaluar, duke bërë edhe debutimin për klubin e tij.

Mesfushori 24 vjeçar mund të ketë rastin në Carabao Cup ndaj Chelseat të mërkurën edhe pse Klopp ndjen se Fabinho ka shumë për të mësuar.

“Nuk është ndryshe prej lojtarëve të tjerë. Nuk ka komplikim, ai duhet të mësohet”.

“Është për pozicionim, për reagim, për hapësirat në mbrojtje, mbyllja e tyre dhe shfrytëzimi i tyre në sulm”.

“Është ekip i futbollit me mënyrë specifike të lojës. Ka nevojë për kohë pasi lojtarët që erdhën tani u mësuan me një lojë tjetër”.

“Loja është aq e shpejtë dhe intensive, lëvizjët bëhen të natyrshme. Nuk është për ndryshim të lojtarëve, ne duam personalitetin e tyre të futbollit. Ata janë këtu për shkak të asaj që bënë”.

“Tri ose katër javë tingëllojnë shumë në futboll, por të përmirësohesh duhet të kalojë gjysmë viti dhe të bëhet hapi i radhës. Kaq është”, potencoi Klopp.

Chelsea lëshoi pikë në fundjavë ndaj Ëest Hamit dhe Sarri tha se për ta arritur Liverpoolin duhet një vit.

“Ai ka të drejtë. Ne punojmë më gjatë së bashku. Prandaj është mbreslënëse çka ka bërë ai në kohë të shkurtër”.

“Këta lojtarë janë në gjendje të luajnë lojën e tij, Jorginho në mesfushë është ndikimi më i madh. Por, atij nuk i mori aq shumë kohë për të bërë impaktin. Është vërtet mbreslënëse çka ka bërë ai deri tani”, përfundoi Klopp. /Telegrafi/