Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se fjalimet e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, me shumicë janë fushatë elektorale.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e thirrur në mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës.
Ai më tutje ka komentuar deklaratën e Blerta Deliu-Kodrës, e cila më herët pati thënë se Albin Kurti është i dyshimtë, pasi është liruar nga burgjet e regjimit serb.
Konjufca ka thënë se sipas kësaj logjike edhe Flora Brovina, Nait Hasani, dhe të liruar tjerë nga këto burgje janë tradhëtarë.