Simons: Eulex montoi procese kundër krerëve të UҪK-së

E publikuar: 19/01/2018 20:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dokumentet e siguruara nga RTK-ja të ish-presidentit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simons, dëshmojnë se ky mision ka montuar procese kundër krerëve të UÇK-së. Avokatët mbrojtës të rastit “Drenica 2” thonë se dëshmitë e publikuara duhet të trajtohen më me seriozitet.

RTK ka arritur të sigurojë një dokument ku ish presidenti i gjyqtarëve të EULEX- it , Malcom Simons akuzon misionin për procese të montuar ndaj krerëve të UÇK-së.

Në dokumentin të cilin RTK e ka siguruar nga një burim i sigurt brenda misionit shkruan se:

“EULEX-i është duke i ndjekur ish komandantët UÇK-së, BE-ja po punon shumë që të impresionojë Serbinë dhe të mbajë gjallë dialogun Prishtinë-Beograd. Shumica e rasteve ku janë duke u akuzuar krerët e UCK-së janë duke u trajtuar keq”.

Artan Qerkini avokates mbrojtës në rastin Drenicë II, thotë se dëshmitë e publikua më parë por edhe këto duhet të trajtohen më me seriozitet.

“Në asnjë mënyrë pretendimet e Simons nuk guxojnë të kalojnë në heshtje sepse janë pretendime serioze vijnë nga njëri shumë kredibil këto pretendime duhet të trajtohen me seriozitet”

Qerkini ka thënë se duke u bazuar në provat e Simons të publikuara më parë, kanë bërë ankesë në gjykatën kushtetuese që rasti të kthehet në rigjykim.

“Ne duke u mbështetur ne provat materiale te cilat i ka siguruar kemi bërë kërkesë të përsëritjes në rastin Drenica II. Këto deklarata të Simons vetëm sa e fuqizojnë pretendimet tona se gjykimi në rastin Drenica II duhet të përsëritet sepse i njëjti nuk është i mbështetur në prova fakte dhe ligj por me shumë është zhvilluar për apetite politike”

Ndryshe, në dokumente e siguruara nga RTK më parë, dëshmojnë se Malcolm Simmons edhe sot është i gatshëm të raportoj për krejt gjetjet e tij për keqpërdorime të misionit./rtklive/