Silva mendon se United është jashtë garës për titull

E publikuar: 31/10/2018 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bernardo Silva ka listuar katër ekipe që ai pret të sfidojnë Manchester Cityn për titullin e Ligës Premier, por United nuk është asnjë prej tyre.

Kampionët aktualë nga qyteti i Mançesterit janë në maje të tabelës pas fitores ndaj Tottenhamit.

Liverpooli është prapa Cityt me gol dallim, kruse Chelsea dhe Arsenali janë para Tottenhamit, e Untiedi është në vendin e tetë me nëntë pikë më pak.

“Mendoj se Chelsea dhe Liverpooli janë konkurrentë, janë shumë të fortë, Arsenali po ashtu. Edhe Tottenhami, edhe pse ata humbën, janë pretendentë”.

“Mendoj se do të jetë shumë më vështiër këtë sezon sepse ka shumë ekipe që mund të na mposhtin”.

“Natyrisht, do të jetë shumë vështirë, ne do të punojmë ndeshje pas ndeshje dhe do të tentojmë të festojmë në fushë”.

“Ne e dimë se duhet të përmirësohemi. Ne duhet të jemi të fokusuar dhe të tentojmë të krijojmë hapësirë në tabelë me skuadrat tjera, sepse siç po shohim Liverpooli është shumë i rrezikshëm andaj kemi pikë të barabarta me ta”, u shpreh Silva.

/Telegrafi/