Si u organizua operacioni “Oluja” dhe cili ishte roli i Agim Çekut? (Video)

E publikuar: 29/09/2016 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sonte në emisionin “Komiteti Qendror”, drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni, prodhim i Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, ka folur për operacionin më të rëndësishëm të karrierës së tij ushtarake në Kroaci, operacionin “Oluja”.
Ky operacion kishte filluar me 4 gusht të vitit 1995, dhe ishte operacioni më i madh ushtarak tokësor pas Luftës së Dytë Botërore. Plani i “Oluja” ishte përgatitur që nga viti 1993, ka treguar Çeku.

“Oluja” ka qenë produkt i trurit të ushtrisë kroate, edhe pse forcat amerikane kishin ndihmuar ushtrinë kroate për transformim nga doktrina lindore në atë perëndimore, mirëpo ata kanë qëndruar në Zagreb dhe nuk kanë marrë pjesë në luftë, ka rrëfyer Çeku.

Ai ka thënë se detyra kryesore e operacionit “Oluja” ishte zhbllokimi i Bihasit, zonë kjo në të cilën gjendej vetë Çeku në atë kohë. Qëllimi i këtij operacioni edhe ishte arritur, sepse ushtria kroate kishte kaluar në kufi, përgjatë Bihasit. Në operacionin “Oluja” kishin marrë pjesë edhe shqiptarë të tjerë, si Muhamet Imeraj, Alush Myrtaj dhe Mark Shala, ka treguar Çeku në “Komiteti Qendror”. /Express/