Shtetet e Bashkuara aprovojnë ilaçin e parë dixhital

E publikuar: 16/11/2017 05:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet Amerikane aprovuan ditën e Hëne ilaçin e parë i cili ka një sistem dixhital dhe që mund të gëlltitet.

Abilify MyCite, është një hap me sensor që gëlltitet dhe përdoret për të gjurmuar momentin kur ilaçi është marrë.

Ilaçi është aprovuar për trajtimin e të sëmurëve me skizofreni, çrregullime bipolare dhe trajtimin e depresionit tek të rriturit.

Sensori brenda hapit dërgon një mesazh tek një veshje elektronike që mbajnë njerëzit dhe transmeton informacion tek aplikacioni në mënyrë të pacientët të gjurmojnë marrjen e ilaçeve nga telefoni i tyre.

Pacientët mund të dërgojnë informacionin e marrë nga sensori tek doktori përmes një portali online.

Abilify MyCite është zhvilluar që nga 2012-ta nga Proteus Digital Health. Në 2016-ën, British Airways hyri në botën e ilaçeve dixhitale duke patentuar një sensor i cili maste temperaturën e trupit, aciditetin e stomakut dhe aftësinë për të përballur udhëtimet ajrore. /PCWorld Albanian