ShSKUK: Nuk do të kryhen operacionet që s’janë urgjente

E publikuar: 15/03/2020 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar ka njoftuar qytetarët se për shkak të gjendjes së krijuar nga virusi Covid-19, në QKUK nuk do të kryhen opercaionet që nuk kanë urgjencë të madhe

ShSKUK bën të ditur se bazuar në Qarkoren Informative të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për t’u mbrojtur nga Covid-19, ka pezulluar, deri në një vendim tjetër, punën në ambulanca specialistike dhe ka ndërprerë programin elektiv (jo urgjent) të operacioneve dhe procedurave tjera terapeutike dhe diagnostike.

Sipas njoftimit, do të trajtohen vetëm rastet emergjente.Ky vendim vlen deri në një vendim tjetër.