Shqiptarët pritet të përcaktojnë fituesin në Shkup

12.10.2017 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shqiptarët pritet të përcaktojnë fituesin në Shkup

Partitë politike hyjnë në fazën finale të fushatës zgjedhore duke fokusuar betejën në qytetin e Shkupit sepse fitorja në kryeqendrën e Maqedonisë vlerësohet se përcakton dhe fituesin e zgjedhjeve vendore në Maqedoni.

Qyteti i Shkupit përbëhet nga dhjetë komuna, dy prej të cilave janë me shumicë shqiptare, siç është ajo e Sarajit dhe Çairit.

Për të parin e qytetit të Shkupit garojnë 8 kandidatë nga parti të ndryshme politike.

Kjo shpërndarje votave e bën të vështirë që kryetari i Shkupit të zgjidhet që në raundin e parë në zgjedhjet e 15 tetorit.

Por, sondazhet tregojnë se favorit janë dy kandidatët e partive më të mëdha maqedonase, ai i VMRO-DPMNE-së Koce Trajanovski dhekandidati iLidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Petre Shilegov. Megjithatë, fituesin për të parin e Shkupit, pritet ta përcaktojnë votat e elektoratit shqiptarë.

Koce Trajanovski, i cli sipas sondazheve prin me vota tek elektorati maqedonas, ka premtuar se nëse arrin të marrë drejtimin e qytetit të Shkupit për të tretën herë me radhë, këtë herë zëvendës i qytetit të Shkupit do të jetë një shqiptar nga lista e këshilltarëve të partisë që përfaqëson VMRO-DPMNE-së, Muhamed Ahmeti, kjo për arsye, siç thotë ai për Evropën e Lirë, që në formë të drejtpërdrejtë të dëgjojë kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve që janë pjesë e qytetit të Shkupit.

“Me përcaktimin që zëvendëskryetari i qytetit të Shkupit të jetë një shqiptar Muhamet Ameti, vlerësoj se qytetarët do ta kuptojnë se ne tërë kohës jemi angazhuar dhe do të vazhdojmë të angazhohemi për zhvillim të barabartë në të gjitha vendbanimet që janë pjesë e Shkupit, dhe jo siç na kanë prezantuar mediat e caktuara para opinionit, në fakt duke i përvetësuar kryetarët e dy komunave me shumicë shqiptare, ajo e Sarajit dhe Çairit, projektet që i kam realizuar unë si kryetar i Shkupit”.

“Zëvendësi do të jetë shqiptar për të pasur një komunikim të drejtpërdrejtë pa barriera për çdo nevojë të shqiptarëve. Ngase si kryetar i Shkupit kemi ndërtuar më shumë rrugë lokale, rrjete kanalizimi dhe ujësjellësi, që janë kompetencë e Komunës së Sarajit dhe Çairit. U angazhuam për këtë sepse vlerësojmë se të gjithë qytetarët, pavarësisht ku jetojnë, duhet t’u mundësohet të kenë kushte”, thotë Trajanovski duke nënvizuar se beson se qytetarët shqiptarë në lagjen e Hasan Begut, nuk do ta harrojnë angazhimin e qytetit të për sanimin e dëmeve nga përmbytjet.

Trajanovski thotë se bashkëpunimin do ta shtrijë jo vetëm me komunat që janë pjesë e komunës së Shkupit, por edhe jashtë kufijve sepse siç thekson ai, përmes realizmit të projekteve ka demonstruar dhe do të vazhdojë të demonstrojë se nuk mund të ketë zhvillim qyteti i Shkupit pa zhvillim të barabartë dhe të mirëfilltë në të gjitha pjesët madje edhe jashtë. Në këtë drejtim, ka qenë i fokusuar dhe takimin e tij dy ditë më parë me autoritetet e Kosovës .

“Gjatë periudhës së kaluar kam realizuar më shumë takime me kryetarët e komunave nga Kosova dhe ata të Shkupit, përgjatë territorit që kalon lumi i Lepenecit me të vetmin qëllim që të gjithë ne të kemi benifit nga lumi i cili do të jetë i pastër dhe bashkërisht të konkurrojmë në fondet evropiane me projekte konkrete për kanalizimin fekale, për të mbajtur të pastër lumin e Lepenecit”, thotë Trajanovski.

Ndërkaq kandidati i socialdemokratëve Petre Shilegov, i cili ka përkrahjen e numrit më të madh të elektoratit shqiptarë, gjatë fushatës zgjedhore ka premtuar se do të angazhohet për një kryeqendër që nuk do të jenë të dukshme ndasitë sa u përket investimeve.

“Qyteti i Shkupit me patjetër duhet të bëhet një qytet i cili do t’i plotësojë standardet e një qyteti modern evropian. Në këto rrethana, për fat të keq Shkupi është qytete i cili në vete ka një kufi të padukshëm që ndan qytetin në anën e majtë dhe atë të djathë, dhe Shkupi me patjetër duhet të bëhet qyet i cili do t’i bashkojë qytetarët dhe jo qyet i cili do t’i ndajë”.

“Do të angazhohemi që të gjithë qytetarët në formë të barabartë të gëzojnë benifitet e jetës urbane, duke filluar nga infrastruktura, sepse në disa pjesë të qytetit të Shkupit, akoma mungon uji i pijshëm dhe kanalizimi”, thotë për Radion Evropa e Lirë Petre Shilegov , kandidat për qytetin e Shkupit nga LSDM-ja.

Ai më pas nënvizon se pasi të marrë vizë Ligji i gjuhëve që është në procedurë parlamentare do të rregullohet në formë të përpiktë përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në institucionet që i përkasin qytetit të Shkupit.

“Një nga çështjet që synojmë të rregullohet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili është në procedurë parlamentare, ka të bëjë me rregullativën ligjore, në bazë të cilës institucionet do të obligohen të respektojnë përdorimin gjuhëve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për gjuhën shqipe apo atë maqedonase”, thotë Shilegov.

Për qytetin e Shkupit në garë janë edhe tre kandidatë nga partitë politike shqiptare, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim ka ftuar elektoratin e saj që të votojë për kandidatin e socialdemokratëve, ndërkohë që tre partitë politike shqiptare thonë se në raundin e dytë do të bëjnë publike qëndrimin se cilin kandidatë do të mbështesin në balotazh, vota këto që do të jenë vendimtare për të përcaktuar fituesin.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haki Rugova: E ndjej veten kryetar të Istogut

Haki Rugova: E ndjej veten kryetar të Istogut

LDK: KQZ bëri dy gabime në numërim të rezultateve

LDK: KQZ bëri dy gabime në numërim të rezultateve

Isufi: Istogu – qershiza mbi tortë

Isufi: Istogu – qershiza mbi tortë

Numërohen 100 për qind të votave, Gani Dreshaj 50.1

Numërohen 100 për qind të votave, Gani Dreshaj 50.1

Mustafa: Asgjë nuk ka përfunduar sonte në Istog

Mustafa: Asgjë nuk ka përfunduar sonte në Istog

Rusia thotë se informacioni i CIA-s ndihmoi për parandalimin e sulmeve terroriste

Rusia thotë se informacioni i CIA-s ndihmoi për parandalimin e sulmeve terroriste

Gani Dreshaj i AAK’së fiton Istogun për 52 vota

Gani Dreshaj i AAK’së fiton Istogun për 52 vota

Pakënaqësi nga njohja amerikane e Jeruzalemit

Pakënaqësi nga njohja amerikane e Jeruzalemit

Pakistan: sulm vetëvrasës në një kishë

Pakistan: sulm vetëvrasës në një kishë

Liderët e së djathtës ekstreme e kritikojnë BE-në për imigrim

Liderët e së djathtës ekstreme e kritikojnë BE-në për imigrim

VV kritikon Ahmetin për koalicionin me AAK-në në Prishtinë

VV kritikon Ahmetin për koalicionin me AAK-në në Prishtinë

Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin

Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin

Aktivistët i reagojnë ashpër Visar Ymerit në Facebook, i vërsulen me komente (Foto)

Aktivistët i reagojnë ashpër Visar Ymerit në Facebook, i vërsulen me komente (Foto)

Këshilli i Përgjithshëm i VV-së shpall zgjedhjet për kryetar të saj

Këshilli i Përgjithshëm i VV-së shpall zgjedhjet për kryetar të saj

Nagavci kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme pa kushtëzime

Nagavci kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme pa kushtëzime

Letra e plotë e Albin Kurtit nga burgu

Letra e plotë e Albin Kurtit nga burgu