Shqipëria e fundit për zhvillim teknologjik dhe inovacion në Europën Juglindore

E publikuar: 26/11/2018 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqipëria është vendi më pak efikas për inovacione në rajon dhe me zhvillimin më të ulët të TIK, duke zënë respektivisht vendin e 89-të në botë dhe të fundit në EJL, sipas një raporti të fundit të SEE News.


Sllovenia dhe Kroacia kryesuan në listën e shteteve të Europës Juglindore, në drejtim të zhvillimit të TIK, sipas një raporti të fundit të SEE News (një njësi e biznesit të inteligjencës në Europën Juglindore), që i referohet edhe të dhënave nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit.

Kroacia ishte vendi që regjistroi përmirësimin më të madh vjetor në rajon, në vendin e 36-të nga vendi i 42-të në renditjen 2016. Bullgaria, Rumania dhe Moldavia gjithashtu u ngjitën në renditje globale, secila duke marrë një vend midis 50 dhe 60.


Mali i Zi ishte humbësi më i madh, duke rënë në vendin e 61-të nga ai i 56-të, ndërsa në fund u rendit, por ende brenda Top 100 të botës, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Shqipëria, respektivisht në vendin e 83-të dhe 89-të. Në shumicën e vendeve, faktorët kryesorë për zhvillimin e sektorit të TIK ishin penetrimi dhe përdorimi i internetit nga popullata dhe politikat qeveritare.

Vendet me përqindjen më të lartë të përdoruesve të internetit në popullsinë e përgjithshme (mbi 72%), ishin Sllovenia dhe Kroacia, të cilat renditen si ekonomitë më të zhvilluara të TIK në EJL.

Megjithatë, Bullgaria dhe Rumania me përqindje të internetit në 60% për shkak të popullsisë në moshë, pati përsëri renditje më të mirë krahasuar me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bosnjë-Hercegovinën, ku normat e përdorimit tejkalojnë 70% dhe por kishin zhvillim më të ulët të TIK në rajon. /Monitor