Shqipëria dhe Kosova nënshkruan marrëveshjen për heqjen e tarifave roaming me Serbinë, Bosnjen, Malin e Zi dhe Maqedoninë

E publikuar: 04/04/2019 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor ranë dakord ditën e Enje të ulin tarifat roaming deri në heqjen e tyre deri më 2021.

Marrëveshje parashikon një reduktim të tarifave me 27% duke filluar nga 1 Korriku i këtij viti deri në heqjen e plotë të tyre në Korrik të 2021.

Marrëveshja u nënshkrua nga përfaqësues të Shqipërisë, Serbisë, Bosnjes, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë gjatë një konference rajonale në Beograd. Gjashtë vendet së bashku kanë 20 milionë përdorues celularë.

Kryeminsitrja e Serbisë Ana Brnabic vlerësoi marrëveshjen si hap pozitiv në marrëdhënien me Kosovën pavarësisht tensioneve mes dy vendeve.

Nën marrëveshjen e re kostoja për një minutë telefonatë nuk do të jetë më e lartë se 0.2 dollarë fillimisht përpara se të hiqet plotësisht.

Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Kurse në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Digjital të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të roamingut mes vendeve të Ballkanit.

Përderisa ende vendet e rajonit nuk e kanë finalizuar një proces të tillë, Prishtina dhe Tirana zyrtare kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen plotësisht të tarifave të roamingut, marrëveshje kjo që sipas ministrit Lluka do të fillojë të zbatohet nga korriku i këtij viti. /PCWorld Albanian