Shqipëria dhe Kosova në telashe, UEFA ‘mbyll’ ‘Loro Boriçin”

E publikuar: 27/09/2016 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në harkun kohor të tri ditëve, në “Loro Boriçi” do të zbresin dy përfaqësueses: ajo e Kroacisë dhe Spanjës. Duke qenë se Shqipëria luan si mysafire kundër Lihtenshteinit, më 6 tetor, Kosova do të presë Kroacinë në “Loro Boriçi”.

Duke qenë se vetëm tri ditë më vonë, në këtë stadium do të luhet një tjetër ndeshje kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”, atëherë UEFA ka sjellë disa nga inspektorët e saj për të parë gjendjen e fushës si dhe për të lënë disa detyra të prera për FSHF-në.

Gazeta “Panorama Sport”, me burimet e saj, ka mësuar se inspektorët e UEFA-s kanë dhënë urdhër që në këtë impiant të mos kryhet asnjë seancë stërvitore dhe asnjë ndeshje futbolli dhjetë ditë përpara se të luhet takimi kualifikues.