Shqipëri – Skoci, fillon shitja e biletave nga FSHF

E publikuar: 19/10/2018 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar tri sfida deri më tani në Grupin 1 të Ligës C.

Djelmoshat e drejtuar nga Christian Panucci kanë pësuar dy humbje dhe kanë triumfuar në një takim tjetër.

Ndeshjen e radhës Kuqezinjtë do ta zhvillojnë në Shkodër, përballë Skocisë.

(Photo by Ian MacNicol/Getty Images)

FSHF ka nxjerrë në shitje biletat për këtë takim.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton për të gjithë tifozët, se ka nisur shitja e biletave online, për të gjitha kategoritë për ndeshjen e UEFA Nations League, Shqipëri – Skoci, e cila do të luhet në datën 17 nëntor 2018 në orën 20:45, në stadiumin “Loro Borici” Shkodër”.

“Në faqen zyrtare të FSHF-së në websitin e saj fshf.org në internet, në linkun përkatës: bileta.fshf.org, ka nisur shitja e biletave për secilën kategori të stadiumit.”

“Më poshtë do të gjeni edhe listën e çmimeve”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. /Telegrafi/