Shpeshtohen takimet e Thaçit e Haradinajt

E publikuar: 04/02/2019 09:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën kur nisën diskutimet për “borën” dhe “skllotën” e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, ky i fundit pa dashur t’i komentojë ato ‘përplasje nga larg’, tha se kanë kohë që s’janë parë e s’janë takuar mes vete.

Por, kohët e fundit, i kanë shpeshtuar takimet këta dy, raporton Koha.net.

Sot në një postim në Facebook, kryeministri Haradinaj, ka shkruar se “Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA”, duke i bashkëngjitur edhe një foto së bashku. Por, nuk ka treguar se për çfarë temash kanë biseduar.

Takimet e këtyre dyve, përfshirë edhe liderë tjerë të koalicionit PANA, nisën pak ditë më parë, e taksa, është ajo që duket se po i bën bashkë.

Kryeministri Haradinaj vazhdon të jetë këmbëngulës se taksa s’do të pezullohet derisa të përmbushen kërkesat e vëna nga Qeveria, presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se taksa duhet të hiqet, dhe duhet të ruhen raportet me SHBA-në.