Shpërthim në repartin ushtarak të Durrësit, plagosen 2 roje

E publikuar: 22/03/2017 21:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një repart ushtarak në Porto Romano të Durrësit.

Si pasojë e shpërthimit, janë plagosur dy rojet e repartit ushtarak, të cilët janë dërguar në spitalin e Durrësit.

Nga raportimet e para, dyshohet se lënda plasëse që ka shpërthyer ka qenë barut.

Bëhet e ditur se ngjarja është aksidentale, ndërsa hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të ngjarjes.