“Shpërthen” aktori për Teatrin: Dy duar për një kokë, o do na vrasin, o do i vrasim

E publikuar: 19/06/2018 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Artistët protestuan edhe sot para dyerve të Teatrit Kombëtar duke kërkuar nga qeveria të anulojë planin për prishjen e godinës.
Aktori i njohur Neritan Liçaj kërkoi që të reagojë për këtë çështje të ndjeshme edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

“Inxhinierët dhe arkitektët janë të pabesueshëm. I bëj apel komunitetit ndërkombëtar, Vlahutin duhet të shprehet, se Europa është pro popullit dhe artistëve dhe jo pushtetit abuziv. Kryeministri po kërkon asgjësimin tonë, por duhet të ketë parasysh.

Por ekzistencën time e vendos unë dhe ai atje lart askush tjetër, kur flitet për ekzistencën time nuk ka më vend më për negocim, aty jemi në luftë, unë jam djalë ushtaraku dhe di një shprehje popullore “Dy duar për një kokë”, ‘do ta vras, se do më vrasë”. Ai nuk mund të luajë me fatin time dhe të djalit tim.

Nëse do të bëjë luftë bujrum, por nuk do të jetë e kollajshme, por nëse tregon dashamirësi, nëse do të pranojë që të kryeshërbëtori jonë, atëherë duhet të ulet dhe ti shikojë njerëzit në sy. Me këtë platformë të timonierit, po ikën në drejtim të paditur, të vijë të flasë për hallet tona. Nuk ka pranuar debatin. Takimi ishte tërheqje nga qeveria, u bë mirë që u bë. U bëj thirrje të mos guxojnë për fatin tonë”, tha Liçaj.