Shpend Ahmeti paralajmëroi masa: Parashihet pas pandemisë në Prishtinë, pagesat për qendër, shtrenjtimi i parkingjeve

E publikuar: 05/05/2020 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fluksi shumë i shtuar i makinave në Prishtinë, ka detyruar kreun e komunës, Shpend Ahmeti që të paralajmërojë masa për reduktimin e tyre.

Ahmeti ka thënë se pas pandemisë, do të ketë varg masash për të reduktuar numrin e makinave.

Kjo përfshinë, parkingjet më të shtrenjta, pagesave për qendër si dhe mbylljen e rrugëve, raporton Scanner.

Shkrimi i plotë:

Dallim i madh Prishtina me shumë kerre dhe Prishtina me pak kerre. Pas pandemisë, si komunë do të kemi një varg masash për të reduktuar numrin e makinave prej pagesave për qendër, parkingjeve më të shtrenjta deri te mbyllja e rrugëve të caktuara në vikende, si dhe mbyllja e përhershme e disa rrugëve. Do të investojmë edhe më shumë në transport publik, ciklizëm dhe gjelbërim.

Ska rrugë tjetër për ne. Jemi qytet shumë i bukur për tu shkatërruar nga kerret.