Shorti i çerekfinales së FA Cup: United përballë Wolves, City kundër Swanseas

E publikuar: 18/02/2019 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas ndeshjes ndërmjet Chelseat dhe Manchester Unitedit (të cilën e fituan Djajtë e Kuq dhe u kualifikuan në çerekfinale të Kupës FA), pikërisht në Stamford Bridge është tërhequr shorti i kësaj gare për ndeshjet e fazës tjetër.

Në bazë të këtij shorti, Djajtë e Kuq do të luajnë përballë Wolverhampton Wanderers në fazën e tetë më të mirëve të FA Cup.

Nga ana tjetër, kampioni i Ligës Premier, Manchester City, është vënë përballë Swansea Cityt në fazën tjetër të kësaj gare.

Dy ndeshjet tjera zhvillohen ndërmjet Watfordit dhe Crystal Palace, si dhe ajo në mes të Millwall dhe Brighton.


Të gjitha përballjet në çerekfinale të FA Cup:
Swansea City – Manchester City
Watford – Crystal Palace
Wolverhampton Wanderers – Manchester United
Millwall – Brighton & Hove Albion

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohet ndërmjet datave 15 dhe 18 mars (nga e premtja deri të hënën). /Telegrafi/