Shoqata e Transportuesve të Llapit pezullon grevën

E publikuar: 26/03/2019 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoqata e Transportuesve të Llapit kanë pezulluar grevën pasi kanë marrë premtimet nga niveli qendror dhe lokal që do të punojnë më shumë për largimin e taksive ilegalë.

Ata dolën nga greva e filluar dje dhe do të fillojnë punën sot prej orës 19:00, njofton Klan Kosova.

Grevë nuk do të ketë për 15 ditët nëse mbahen premtimet e dhëna.

Nga kjo shoqatë është kërkuar tash e sa kohë largimi i këtyre taksive ilegale, pasi që sipas tyre po e pengojnë procesin e punës.