Shkup: Kompanitë kërkojnë ndihmë të riorientojne veprimtarinë

26.03.2020 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shkup: Kompanitë kërkojnë ndihmë të riorientojne veprimtarinë

Afaristët e Maqedonisë së Veriut krahas ndihmës financiare kërkojnë që të lehtësohen procedurat juridike për riorientimin e veprimtarisë duke u fokusuar në prodhimin e produkteve për të cilat ka mungesë në treg si; maska për mbrojtje, dorëza, mjete për dezinfektim.

Ndërkohë që qeveria ka siguruar linjën e parë kreditore me zero normë interesi për kompanitë e vogla dhe ato të mesme për tu përballur me krizën nga koronavirusi

Së fundmi, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të mbrëmshme (të mërkurën në mbrëmje) ka marrë vendim që të anulohen pagesat e kësteve të kredive nga ana e qytetarëve dhe ndërmarrjeve, por do të ketë edhe përfitime tjera për klientët e bankave dhe shtëpive të kursimit derisa të zgjasë kriza e shkaktuar nga epidemia e koronavirusit.

Përderisa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorët e hotelerisë, turizmit dhe transportit të mallrave është vënë në dispozicion një linjë kreditore me c’rast këto kompani do të mund të aplikojnë për kredi pa interes nga 3.000 deri në 30.000 euro.

Krahas këtyre lehtësimeve për tu përballë nga kriza me koronavirusin afaristët thonë se më me rëndësi është që shteti të krijojë mekanizma që biznesi të gjejë forma për të mbijetuar edhe në këtë situatë përmes stimulimit të prodhimtarisë së produkteve vendore.

Ndërkohë, në barnatoret e Maqedonisë së Veriut vërehet mungesë e theksuar e maskave, dorëzave dhe alkoolit për nevoja mjekësore dhe mjeteve për dezinfektim.

Duke iu referuar praktikave të kompanive të njohura betërore për prodhimin e pijeve alkoolike të cilët e riorientuan prodhimtarinë e tyre në prodhimin e alkoolit për nevoja mjekësore ose mjete për dezinfektim, kompanitë në Maqedoninë e Veriut thonë se nuk kanë kushte për një gjë të tillë, përkatësisht riorientimin e prodhimtarisë.

“Edhe kundrejt dëshirës sonë që të dalim në ndihmë për të siguruar produktet për të cilat ka mangësi në tregun e vendit, siç është alkooli për nevoja mjekësore, për prodhimin e të njëjtit nuk kemi kushte për realizmin e kësaj procedure, duke filluar nga mungesa e personave të specializuar të cilët do të na shpjegonin procesin, deri tek procedurat administrative”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Vase Mitev, pronar i një kompanie të njohur për prodhimin e pijeve alkoolike dhe joalkoolike.

Ekspertët e ekonomisë thonë se problem më i madh nuk është mungesa e kuadrit përkatës, por lufta më e vështirë që kanë kompanitë është me çështjet burokratike.

Alaudin Zeqiri, njohës i cështjeve ekonomike, për Radion Evropa e Lirë thotë se qeveria teknike i ka duart e lidhura dhe për shumë cështje nuk mund të reagojë për t’ju përgjigjur sfidave me të cilat përballet vendi në kohën e pandemisë me koronavirusin.

“Fatkeqsia më e madhe është se kemi qeveri teknike. Gjithmonë kam potencuar se kjo qoft hera e fundit që në Maqedoninë e Veriut të kemi qeveri teknike. Sepse për të miratuar një ligj ai duhet të kalojë në Parlament, duhet një qeveri stabile e cila mund të vendos konform situatës në aspektin e cëshjeve juridike për funksionimin e kompanive edhe në kushte sic është tani me koronavirusin”, thotë Alaudin Zeqiri, ekspert i ekonomisë.

Storie suksesi paraqet një kompani e tekstilit në Prilep e cila së fundmi është duke prodhuar maska për mbrojtje nga korona virusi e cila fillimisht ka filluar me prodhimin e maskave me dorë dhe sapo të arrijnë makinat do të prodhojë maska në përputhje me standardet e përcaktuara.

”Kishim fat që arritëm të sigurojmë makinat adekuate. Ajo që na ka shkaktuar problem është sigurimi i lëndës së parë”, thotë Irena Jakimovska nga një kompani tekstili duke shkaktuar se në këtë firmë edhe në kushte krize mundësohet që punëtorët ta kenë vendin e sigurt të punës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkup: Kompanitë kërkojnë ndihmë të riorientojne veprimtarinë

Shkup: Kompanitë kërkojnë ndihmë të riorientojne veprimtarinë

Me kufij të mbyllur hermetikisht shkaku i koronavirusit, BE-ja shënon 25-vjetorin e marrëveshjes së Shengenit

Me kufij të mbyllur hermetikisht shkaku i koronavirusit, BE-ja shënon 25-vjetorin e marrëveshjes së Shengenit

Në Gjilan policia paralajmëronë qytetarët: Duhet ta respektoni urdhëresën e Qeverisë, nëtë kundërtë  dënoheni me 2 vjet burgim

Në Gjilan policia paralajmëronë qytetarët: Duhet ta respektoni urdhëresën e Qeverisë, nëtë kundërtë dënoheni me 2 vjet burgim

BIK: Ja se si duhet të pastrohen kufomat e të infektuarve me COVID-19

BIK: Ja se si duhet të pastrohen kufomat e të infektuarve me COVID-19

E paralajmëronë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministrin e rrëzuar, Albin Kurti

E paralajmëronë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministrin e rrëzuar, Albin Kurti

Presidenti thotë se, është e gatshme FSK-ja

Presidenti thotë se, është e gatshme FSK-ja

Arsyeja e përhapjës së virusit Korona, 3 milionë punëtorë mbesin pa punë në Amerikë

Arsyeja e përhapjës së virusit Korona, 3 milionë punëtorë mbesin pa punë në Amerikë

Bahtiri thërret mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Bahtiri thërret mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Bill Gates: Covid19 na kujton se të gjithë jemi të barabartë!

Bill Gates: Covid19 na kujton se të gjithë jemi të barabartë!

Nesër 17 mjekët e infermierët e Vitisë mund të dalin nga karantina, nëse rezultojnë negativisht

Nesër 17 mjekët e infermierët e Vitisë mund të dalin nga karantina, nëse rezultojnë negativisht

Njoftim me rëndësi për personat që u ka skaduar afati i letërnjoftimit

Njoftim me rëndësi për personat që u ka skaduar afati i letërnjoftimit

Ismajli: Gjendja e të prekurve me Covid-19 në Vrapçiq është e mirë dhe stabile

Ismajli: Gjendja e të prekurve me Covid-19 në Vrapçiq është e mirë dhe stabile

Coronavirusi, OBSH thotë se po sheh shenja inkurajuese në Evropë

Coronavirusi, OBSH thotë se po sheh shenja inkurajuese në Evropë

E fyeu Kryeministrin Kurti, thotë gjyqtari se i është hakuar llogaria e FB’së

E fyeu Kryeministrin Kurti, thotë gjyqtari se i është hakuar llogaria e FB’së

KFOR-i turk interesohet për situatën dhe menaxhimin e saj në Gjilan

KFOR-i turk interesohet për situatën dhe menaxhimin e saj në Gjilan

Përvjetori në karantinë i Masakrës së Krushës

Përvjetori në karantinë i Masakrës së Krushës