Shkodran Mustafi: Unai Emery solli nivel të ri taktik te Arsenali

E publikuar: 07/11/2018 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkodran Mustafi thotë se menaxheri i ri, Unai Emery ka sjellë një nivel të ri taktik te Arsenali, e cila gjë ka munguar te ish-strategu, Arsene Wenger.

Ky i fundit ka dhënë dorëheqje muaj më parë pas 22 vjetësh të drejtimit të londinezëve pas kritikave të mëdha të tifozëve për mungesë të fitimit të trofeve.

Spanjolli ka një bilanc fantastik gjatë xhirove të para në Ligën Premier, duke fituar disa ndeshje radhë edhe në ligat evropiane.

Unai Emery (Getty Images)

“Për mua personalisht gjëja më e madhe ishte se është dikush që me të vërtetë e di se çfarë dëshiron nga çdo lojtar”, tha Mustafi për ndikimin e Emeryt.

“Ai ju tregon pikërisht atë që dëshiron që ju të bëni, por në të njëjtën kohë ju jep lirinë. Kur ne nuk kemi topin, ai ju tregon saktësisht se ku duhet të qëndroni dhe si të merrni topin nga kundërshtari”.

“Kjo është një përzierje e mirë mes lirisë dhe disiplinës dhe ka të njëjtin plan për të gjithë kundërshtarët”.

“Unë mendoj se ne jemi shumë të mirë në fazën e sulmit dhe kjo po na bën punën më të lehtë në fazën mbrojtëse”,tha shqiptari.

Ndryshe, Mustafi deri më tani ka pasur 64 paraqitje te Gunnersat duke shënuar gjashtë gola. /Telegrafi/