Shkëndija luan kundër Sheriffit në raundin tjetër kualifikues

E publikuar: 18/07/2018 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është bërë e ditur skuadra që do të përballet me Shkëndijën në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

FC Sheriff Tiraspol e ka përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë kundër Torpedo Kutaisit, për të siguruar pjesëmarrjen në rrethin e dytë kualifikues.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Gjeorgji, Torpedo fitoi me rezultat 2-1, mirëpo në sfidën kthyese, ekipi rus triumfoi me rezultat 3-0 dhe u kualifikua tutje me rezultat të përgjithshëm prej 4-2.

Ziguy Badibanga (9’) e shënoi golin e parë, ndërsa dy golat tjerë i realizuan nga Jo Santos (40’ dhe 55’).

Në këtë mënyrë, FC Sheriff ka caktuar takim me Shkëndijën në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë që skuadra nga Tetova, në raundin e parë kualifikues eliminoi The New Saints me rezultat të përgjithshëm prej 5-4.

Nga ana tjetër, Torpedo Kutaisi do të luajë kundër Vikingurit në Europa League. /Telegrafi/