Shkëlqim Demhasaj i lumtur me debutimin e tij te Kosova

E publikuar: 17/11/2018 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi Shkëlqim Demhasaj ka shprehur lumturinë e tij për debutimin me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

Përfaqësueses së Kosovës ka fituar në udhëtimin e tyre te Malta me rezultat të thellë 5-0.

Kjo fitore e Dardanëve erdhi në ndeshjen e pestë në kuadër të Grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve.

Në këtë ndeshje së pari herë me fanellën e Kosovës ka luajtur sulmuesi e Luzernit, Demhasaj, i cili është ndarë i kënaqur me debutimin.

Sulmuesi i talentuar kërkon rezultat pozitiv edhe në ndeshje ndaj Azerbajxhanit.

“Shumë i lumtur me debutimin tim me fanellën e Kosovës”.

“E ëmbël pesëshja në kajmak, tani duam rezultat pozitiv ndaj Azerbajxhanit”, ka shkruar Demhasaj në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Kosova është lider i grupit me 11 pikë, por fituesi i grupit do të dihet të martën në ndeshje ndaj Azerbajxhanit në stadiumin Fadil Vokrri. /Telegrafi/