Shesin traktorin për t’i blerë veturë drejtorit (Foto)

E publikuar: 03/09/2015 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Spitali i Gjilanit e ka shitur një traktor të tipit “IMT 539” vetëm gjashtë vjet pasi atë e ka blerë të ri ish-menaxhmenti.

Shitja e traktorit është bërë përmes një ankandi të shpallur në faqen zyrtare të Këshillit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Mirëpo, të hollat nga shitja e traktorit Spitali i ka përdorur për të blerë një veturë, për nevojat e drejtorit, Abdylatif Latifi, ndonëse ky i fundit kishte në dispozicion një veturë tjetër, disa vite më të vjetër se kjo që është blerë së fundmi.

Gazeta “Zëri” ka hulumtuar rrjedhën e shitjes së këtij traktori dhe blerjes së veturës “Chervolet Cruze”.

vetura