Shesheli do ta “vrasë” me hu “vampirin” Gjingjiq

12.03.2015 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i radikalëve serbë Vojislav Sheshel ka thënë se do ta dërgojë zëvendësin e tij Nemanja Shariq me një “hu për vrasjen e vampirëve” te varri i kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, për ta shënuar kështu përvjetorin e 12-të të atentatit kundër tij.

Ministri i brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq, pas deklaratës së Sheshelit, ka thënë se shteti nuk do të lejojë kurrfarë vandalizmi gjatë shënimit të sotëm të përvjetorit të vrasjes së Gjingjiqit dhe se MPB do të sigurojë që të mos cenohet dinjiteti në varreza.

Kryeradikali serb Sheshel, gjatë gjykimit të tij në Hagë për krime lufte, ka thënë se është gëzuar për vdekjen e Gjingjiqit, ndërsa vrasësit e tij i quajti heronj.

“Unë sinqerisht u gëzova kur dëgjova se Gjingjiqi është vrarë… se është i vdekur. Këtu në burg u gëzova! Sepse Gjingjiqi është tradhtar i madh i kombit të vet dhe kriminel i madh, më i madhi në Serbi dhe e ka merituar një fat të tillë”, tha Shesheli para Tribunalit të Hagës më 2003.

Shesheli nëntorin e kaluar, për arsye shëndetësore, u lirua me kusht nga burgu i Hagës, ku gjendej që nga 24 shkurti i vitit 2003, me akuza për krime të shumta të rënda lufte në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë. Pas kthimit në Beograd deklaroi se nuk e ka ndër mend t’i respektojë kushtet e lirimit të përkohshëm dhe se shkon në Serbi “për t’u hakmarrë”.

Zoran Gjingjiq u qëllua me një plumb në zemër mesditën e 12 marsit 2003, në oborrin e Qeverisë serbe, derisa ishte kryeministër dhe lider i Partisë Demokratike të Serbisë. Atentatit i parapriu një tentim tjetër i pasuksesshëm për vrasjen e tij më 21 shkurt në autostradën Beograd-Zagreb.

Menjëherë pas vrasjes së kryeministrit, në Serbi u shpall gjendje e jashtëzakonshme dhe u ngrit aksioni “Shpata”, në kuadër të të cilit u arrestuan dhe më pas, pas tre vjet e gjysmë gjykimi, u dënuan pjesëtarë të grupit famëkeq kriminel, të njohur si “klani i Zemunit”.

Megjithëse ekzekutorët u gjendën pas grilave, iniciatorët e vrasjes së Gjingjiqit, i cili i priu rrënimit të regjimit të Slobodan Milosheviqit në vitin 2000, edhe sot e kësaj dite nuk janë zbuluar.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Aksident tragjik në Itali, vdes një 19 vjeçar shqiptar

Aksident tragjik në Itali, vdes një 19 vjeçar shqiptar

Parti e re në Turqi? Erdoganit i ikin miqtë

Parti e re në Turqi? Erdoganit i ikin miqtë

Krokodilët e hanë për së gjalli vajzën dyvjeçare në Kamboxhia

Krokodilët e hanë për së gjalli vajzën dyvjeçare në Kamboxhia

Sekuestrohen 1.6 ton drogë në Greqi, kishte destinacion Kinën

Sekuestrohen 1.6 ton drogë në Greqi, kishte destinacion Kinën

SHBA-ja u bën thirrje aleatëve të NATO-s të dënojnë publikisht Iranin

SHBA-ja u bën thirrje aleatëve të NATO-s të dënojnë publikisht Iranin

Akuza të reja kundër Donald Trump për sulm seksual

Akuza të reja kundër Donald Trump për sulm seksual

Erdogan thotë se e ka jaran Trumpin, prandaj nuk pret sanksione amerikane

Erdogan thotë se e ka jaran Trumpin, prandaj nuk pret sanksione amerikane

17 gjeneralë të ushtrisë turke dënohen me burgim të përjetshëm

17 gjeneralë të ushtrisë turke dënohen me burgim të përjetshëm

Numri i arsenalit bërthamor shënon rënie në botë

Numri i arsenalit bërthamor shënon rënie në botë

Pjesëmarrje historike për PE-në, ekstremistët ngjiten të udhëhequr nga Le Pen

Pjesëmarrje historike për PE-në, ekstremistët ngjiten të udhëhequr nga Le Pen

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane

Merkel pas skandalit austriak, kërkon nga evropaianët të mos e votojë ekstremin e djathtë

Merkel pas skandalit austriak, kërkon nga evropaianët të mos e votojë ekstremin e djathtë

Austri, Kurz çon vendin në zgjedhje të parakohshme

Austri, Kurz çon vendin në zgjedhje të parakohshme

SHBA-të tërheqin stafin joemergjent nga Iraku

SHBA-të tërheqin stafin joemergjent nga Iraku

Amnesty International: Nicolas Maduro ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë krizës në Venezuelë

Amnesty International: Nicolas Maduro ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë krizës në Venezuelë

Tragjedi në Mesdhe, fundoset barka me emigrantë, 50 të vdekur

Tragjedi në Mesdhe, fundoset barka me emigrantë, 50 të vdekur