Sherr me fqinjin për një gardh më pas e vret me thikë (Video)

E publikuar: 04/10/2016 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vret fqinjin për një gardh. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 3 tetorit 2016,  rreth orës 20:30 në fshatin Ploç të Vlorës.

Viktima është një 57-vjeçar  i identifikuar si Ilri Kadare, i cili ka marrë goditje me thikë në zemër dhe pranë stomakut.

Sipas policisë vrasja ndodhi pas një konflikti për motive pronësie, dhe fqinjët i ndante një gardh.

Policia informoi mbrëmë:  “Dyshohet se shtetasi Mystehak Selimaj, 54 vjeç, ka goditur me mjet prerës “thikë” shtetasin I.K., rreth 57 vjeç, i cili është dërguar në spitalin rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në spital.Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Mystehak Selimi, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Vijojnë  veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Krimi mendohet se është shënuar me thikën e bukës.