Shërimi nga traumat i të kthyerve nga Siria

30.10.2019 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shërimi nga traumat i të kthyerve nga Siria

Sa herë që shohin aeroplanë ose dëgjojnë zhurma e krisma të ndryshme, fëmijët e kthyer nga Siria shfaqin ndjenja frike.

Një gjendje e tillë vjen si pasojë e traumave që kanë përjetuar gjatë luftës në Siri, thotë Valbona Tafilaj, psikiatër dhe koordinatore për shëndet dhe shëndetin mendor për fëmijët dhe gratë e kthyera nga Siria. Tafilaj ishte ndër të parat nga profesionistët shëndetësorë që u takua me këta fëmijë.

Sipas saj, shumica prej 74 fëmijëve sa u kthyen nga Siria në Kosovë, në prill të këtij viti, kanë shfaqur këto simptoma.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Tafilaj tregon se fillimisht ishte e vështirë të merrej me 100 qytetarë të kthyer.

Si fëmijët, ashtu edhe gratë, thekson ajo, kanë përjetuar trauma gjatë kohës sa kanë qëndruar në zonat e konfliktit në Siri.

“Vetë fakti që po kthehen 100 veta përnjëherë…, ka qenë i vështirë. Kanë paraqitur simptoma, siç janë ato të pagjumësisë, të frikës, të krismave të mëdha, të zhurmave të mëdha. Këto janë disa prej traumave, simptomave që kanë shfaqur. Kemi pasur fëmijë, të cilët kanë pasur frikë nga aeroplani, për shkak të luftimeve që atje kanë qenë dhe jemi marrë seriozisht me atë pjesë”, thotë ajo.

Tafilaj tregon se periudha prej gjashtë muajve e trajtimit të grave dhe fëmijëve po shkon, sipas saj, shumë mirë.

“Tash nuk ka zhurma, nuk ka luftë, nuk ka bombardime dhe janë duke u rritur si të gjithë fëmijët e tjerë. Kur vjen prej një vendi ku zhvillohen luftëra, ku gjatë gjithë kohës ka pasur luftime, atëherë normalisht që nuk presim dikë që do të vijë në gjendje normale, pa asnjë problem. Por, kemi hasur në probleme që janë të natyrës dhe që i përgjigjen stresit post-traumatik- PTSD, të cilat zakonisht përjetohen dhe përfitohen në vendet ku ka luftime të ashpra”, thotë ajo.

Tafilaj tregon se ajo dhe mjekë të tjerë vazhdojnë t’i vizitojnë gratë dhe fëmijët e kthyer.

Në kuadër të programeve të riintegrimit, fëmijët e kthyer nga zonat e luftës, janë duke vazhduar mësimet në disa shkolla të Kosovës.

Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Afërdita Jaha nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

“Procesi i riintegrimit i të gjithë fëmijëve të kthyer nga vatrat e luftës, është duke shkuar shumë mirë. Ne, Ministria e Arsimit, jemi në kontakte të drejtpërdrejtë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me drejtorët e shkollave. Mësimi është duke u zhvilluar shumë mirë për ta”, thotë Jaha.

Jaha thekson po ashtu se Ministria e Arsimit në bashkëpunim me UNICEF-in dhe OSBE-në, janë duke ofruar trajnime për mësimdhënës dhe për psikologë të shkollave, në të cilat po vijojnë mësimin nxënësit e kthyer.

“Jemi duke punuar intensivisht në bashkëpunim me UNICEF-in, OSBE-në, komunat dhe organizata e tjera, që të ofrojmë një ambient sa më të mirë dhe sa më miqësor për këta fëmijë”, thotë ajo.

Në javën e fundit të prillit të këtij viti, në Kosovë u kthyen 110 qytetarë nga Siria.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin

Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin

Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Gjasat për marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti shihen të vogla

Gjasat për marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti shihen të vogla

NISMA: E paprecedent për shoqëritë demokratike organizmin e protestave nga partia që udhëheq qeverinë

NISMA: E paprecedent për shoqëritë demokratike organizmin e protestave nga partia që udhëheq qeverinë

Kosovë: Katër raste të reja, 19 të shëruar nga COVID-19

Kosovë: Katër raste të reja, 19 të shëruar nga COVID-19

Nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive, tre në gjendje të rëndë

Nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive, tre në gjendje të rëndë

“Test protesta” nis me thirrjet “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti” dhe “Vetëvendosje”

“Test protesta” nis me thirrjet “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti” dhe “Vetëvendosje”

Smaka në prag të vendimit të Kushtetueses: Zgjidhja është zgjedhjet (VIDEO)

Smaka në prag të vendimit të Kushtetueses: Zgjidhja është zgjedhjet (VIDEO)