Sherifi: Lista Serbe dha mesazhin se për veriun s’pyetet Kosova

E publikuar: 10/04/2019 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur për zgjedhjet në veri të vendit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se shkuarja e subjektit politik Lista Serbe në Beograd për t’u konsultuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet e organizuara në veri jep mesazhin e këtij subjekti se për atë pjesë nuk pyetet Kosova po Serbia.

“Shkuarja e Listës serbe në Beograd nuk lë për të kuptuar se ata do të jenë lojalë ndaj Kosovës. Shkuarja është në funksion të përçimit të mesazhit se për atë territor pyetet Beogradi. Ata dëshirojnë ta japin mesazhin se për këtë pjesë nuk pyeten institucionet e Kosovës”, ka thënë Sherifi.

“Pra loja bëhet për territor dhe jo për të drejta, se pot ë ishte për të drejta komuniteti serb gëzon të drejta më së shumti në rruzullin tokësor”, ka deklaruar Sherifi në televizionin publik.