Shembja e urës në Gjenovë, dy shqiptarë mes viktimave

E publikuar: 15/08/2018 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tjetër viktimë shqiptare është konfirmuar mes personave që humbën jetën në shembjen e urës në Gjenovë të Italisë.

Pas Marjus Djerrit, 22-vjeçar i lindur në Itali, mësohet se një tjetër shqiptar ka vdekur pasi ura u shemb duke mbytur 35 persona dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë, transmeton tch.

Ndërkohë, në kërkim janë edhe dy emigrantë shqiptarë që kanë humbur kontaktet, ndërsa 5 familje shqiptare janë evakuuar nga zona e tragjedisë.

Mediat italiane konfirmojnë edhe një viktimë me origjinë nga Shqipëria mes personave që humbën jetën në aksidentin tragjik.

Marjus Djerri, një 22-vjeçar i lindur në Itali nga prindër emigrantë po udhëtonte me makinë për në punë kur humbi jetën, raporton TopChannel.

Ndërkohë, në kërkim janë edhe dy emigrantë shqiptarë që kanë humbur kontaktet, ndërsa 5 familje po shqiptare janë evakuuar nga zona e tragjedisë.

Rrëzimi i një ure mbi 100 metra të lartë në Gjenovë në Itali shkaktoi rreth 35 viktima një ditë më parë.

Shumë prej tyre po udhëtonin mbi urë kur ndodhi shembja, ndërsa të tjerë u zunë poshtë saj, pasi ka dhjetëra ndërtime. Shkatërrimi është kolosal, ndërsa ende në vend vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit edhe gjatë ditës së sotme.