Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, një aksion global për rregullimin e monedhave kriptografike i pashmangshëm

E publikuar: 13/02/2018 04:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kristine Lagarde, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, tha se një aksion ndërkombëtar i autoriteteve rregullatore ndaj monedhave kriptografike është i pashmangshëm.

Lagarde, e cila shërben si drejtore menaxhuese e organizatës që kujdeset për stabilitetin global financiar, tha institucioni që drejton është i shqetësuar për shfrytëzimin e monedhave kriptografike për kryerjen e aktiviteteve ilegale.

Në një intervistë për CNNMoney më 11 Shkurt, ajo tha:

“Jemi duke zbatuar aktivisht praktika kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Dhe kjo na ka shtuar vendosmërinë tonë për të punuar në këto dy drejtime.”

Largarde tha se fokusi duhet të jetë në rregullimin e aktiviteteve, çfarë bëjnë, a janë të licencuar dhe të supervizuar.

Ndërsa komentet e Largarde qëndrojnë në një linjë me qëndrimet e saj të mëparshme, gjithashtu lënë të kuptohet se IMF-ja mund të përfshihet aktivisht në ndalimin e përdorimit të paligjshëm të monedhave virtuale.

Në disa raste ajo ka thënë se monedhat kriptografike duhet të merren seriozisht dhe kishte bërë thirrje për bashkëpunim global mes rregullatorëve.

Dhe ajo nuk është vetëm në këtë mes. Sipas një raporti të CoinDesk, gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar, disa liderë botërorë kanë aplikuar retorikë të ngjashme si Kryeministrja Britanike Tereza Mej, Presidenti Francez Emanuel Macron dhe Sekretari i Thesarit Amerikan Steven Mnuchin.

Dhe vetëm javën e kaluar, zyrtarë të lartë shtetërore në Francë dhe Gjermani kërkuan diskutimin rreth monedhave kriptografike në Samitin e G20-ës. /PCWorld Albanian