Shazam tashmë i gatshëm për tu përdorur pa reklama

E publikuar: 19/12/2018 00:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy muaj e gjysmë pasi Apple bleu Shazam, aplikacioni i njohjes së muzikës në iOS tashmë nuk do të përmbajë reklama.

Më përpara duke ofruar falas aplikacionin për tu përdorur, kompania vendoste reklama për të kompensuar mirëmbajtjen e tij.

Me versionin 12.5.1 të aplikacionin nuk do të shikoni më reklama.

Aplikacioni ende hapet në ndërfaqen e butoni “tap to Shazam” ku mund të mësoni rreth këngës që jeni duke dëgjuar.

Në të majtë të aplikacionit vijojnë të ruhen këngët që keni zbuluar në listë.

Apple bleu aplikacionin Shazam në Dhjetor të 2017-ës dhe kompania shpreson ta kombinojë me Apple Music. Në 2018-ën kjo blerje u finalizuar. /PCWorld Albanian