Shaqiri i lumtur që do të luaj përballë Bayernit: Kalova kohë të mirë në Munich, por tani dua të kalojmë në çerekfinale

E publikuar: 18/02/2019 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xherdan Shaqiri është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion te Liverpooli.

Sulmuesi shqiptar iu bashkua gjigantit anglez në verën e vitit të kaluar nga skuadra tjetër angleze Stoke City.

E tani në Ligën e Kampionëve Xherdan Shaqiri me Liverpoolin e tij do të luajnë përballë Bayernit.

Shaqiri ka folur për përballjen me ish-skuadrën e tij ku synon t’i mposhtë.

Xherdan Shaqiri sa ishte pjesë e Bayernit. (Photo by Victor Fraile/Getty Images)

“Isha shumë i lumtur me shortin në Ligën e Kampionëve pasi doja me të vërtetë të luaja kundër Bayernit, kundër shokëve të vjetër edhe ekipit tim të vjetër”, tha Shaqiri për faqen zyrtare të Liverpoolit.

27-vjeçari nuk e harron periudhën e kaluar te Bayern Munich ku kishte fituar gjithë titujt e mundshëm.

“Për mua ishte një kohë fantastike në Munich, ku kam fituar shumë tituj me Bayernin, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve. Ishte skuadra më e mirë në historinë e Bayernit”, thotë Shaqiri.

Xherdan Shaqiri me trofeun e Ligës së Kampionëve.. (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Por Xherdani thotë se tani dëshiron të triumfojë në dy takimet ndaj Bayernit.

“Do të jenë dy ndeshje spektakolare, pasi të dyja skuadrat luajnë një futboll sulmues dhe pritet spektakël”.

“Tani si klub kemi më shumë përvojë dhe synojmë çerekfinale fillimisht pastaj të shkojmë më larg se vitin e kaluar”, përfundoi Shaqiri. /Telegrafi/