Shala nuk votohet për drejtor të agjencisë për verifikim të pronës

E publikuar: 03/05/2018 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Naser Shala nuk ka marr votat e mjaftueshme të deputetëve për postin e drejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Në këtë garë Shala kishte konkurrente Florije Kikën. As kjo e fundit nuk ka marr votat e mjaftueshme për këtë post.

Vota nuk kanë marr as Milaim Çekaj dhe Mark Buzhala të cilët kishin garuar për postin e zëvendësdrejtorit të kësaj Agjencie.

Pasi që nuk morën votat e deputetëve konkursi për këto dy poste do të përsëritet./RTK/